Donatori Jetmir Dullovi nga firma “ Dafina Plast” ka dhuruar donacion me karroca për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik dhe Shoqatën “ Handikos”.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Lumnije Demnika Selmani, ka shprehur mirënjohje të thellë për këtë kontribut të çmuar, duke theksuar se këto karroca do të vendosen në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve që kanë më së shumti nevojë. Ajo shtoi se ky donacion është një ndihmë konkrete për institucionet shëndetësore dhe sociale në komunë.
Ky donacion synon të lehtësojë qasjen dhe lëvizjen e personave me nevoja të veçanta, si dhe pacientëve që kanë vështirësi në lëvizje.