Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e II-të për vitin 2021
Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e II-të (Dytë) të Rregullt, për vitin 2021. Mbledhjen e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi. Anëtarët e KPF-së punuan sipas pikave të rendit të ditës:
Raporti i Punës së Ekzekutivit të Komunës, për vitin 2020, Raporti Vjetor Financiar për periudhën: Janar-Dhjetor 2020, Raporti i Punës së Komitetit për Politikë dhe Financa, për vitin 2020, Propozim Vendimi për lirim nga qiraja komunale, për shfrytëzuesit e pronës komunale për vitin 2021 dhe Informatë e menaxhimit të burimeve njerëzore për periudhën: Janar- Dhjetor 2020