Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në zyren e tij 18 përfitues të programit “Subvencionimi i Bizneseve Start-Up 2025” . Kryetari Ilazi i uroi përfituesit e subvencioneve të cilët së shpejti do të hapin bizneset e reja, duke shtuar se tashmë disa vite Komuna e Kaçanikut po mbështet bizneset përmes subvencioneve. Kryetari Ilazi tha se subvencionimi i bizneseve të reja dhe ekzistuese ka qenë edhe premtim i platformës qeverisëse komunale. Përfituesit e subvencioneve për krijimin e bizneseve të reja i uruan edhe nënkryetari Sabedin Vishi si dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik Pranvera Loku Zharku, e cila njoftoi se përparësi për përfitimin e subvencioneve kanë pasur gratë dhe vajzat me fushat e prodhimit dhe përpunimit. Për ndarjen e këtyre subvencioneve janë ndarë mbi 50 mijë euro nga buxheti komunal.