Është pensionuar shefi i sektorit të pylltarisë në Komunën e Kaçanikut Agim Luzha.
Me këtë rast Kryetari i Komunës Besim Ilazi, e falenderoi atë për punën dhe angazhimin e tij në institucionin komunal tash e sa vite në sektorin e pylltarisë, i cili gjatë periudhës 2002-2009 ishte Drejtor i ekonomisë Pyjore.
Kryetari i dëshiroi pensionim të shëndetshëm e të rehatshëm, ndërsa për tërë kontributin e tij e nderoi edhe me mirënjohje komunale.
Zyrtarin komunal e uruan edhe Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Suhad Dullovi si dhe stafi i kësaj drejtorie.