Shkolla Fillore “ Jusuf Gërvalla” në Biqec shënoi diten e shkollës. Me këtë rast Kryetari i Komunës Besim Ilazi uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për ditën e shkollës, e poashtu uroi edhe drejtorin e deritashëm Kemajl Dullovi për pensionimin. Kryetari Ilazi tha se kam nderin që me këtë rast të shpreh pak fjalë urimi e përgëzimi e poashtu falenderimi për punën dhe angazhimin e mësimdhënësve për të arritur një arsim cilësor si shtylla kryesore e shtetit. Tutje ai tha se shkolla me krenari mbanë emrin e veprimtarit Heroit Jusuf Gërvalla, që është shembull unik i sakrificës dhe frymëzimit se si mbrohet atdheu, ndërsa neve na mbetet që ta nderojmë atdheun me punë e përkushtim. E për rezultatin e treguar në Olimpiadën mbarëkombëtare në Tiranë, Kryetari Ilazi nderoi me mirënjohje dhe me dhuratë modeste nxënësen Merime Palloshi, e cila zuri vendin e tretë në këtë olimpiadë.
Për ditën e shkollës, nxënësit i uroi dhe përgëzoi edhe drejtori Kemajl Dullovi, i cili shpalosi historikun e shkollës dhe sukseset e arritura. Nga nxënësit e kësaj shkolle u shfaq edhe një program kulturo artistik.