Në bazë të nenit 68, të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, neni 17 i Statutit të komunës së Kaçanikut, nenit 19 i Udhëzimit Administrativ 04/2023 Për Administratë të hapur në komunë, Komisioni për hartimin e Rregullores për taksa komunale, i themeluar me vendim të Kryetarit të komunës së Kaçanikut, 01Nr.104/02-2206/25,bënë këtë:
Lidhur me Draft – Rregulloren për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa komunale.
Ky dokument do të jetë në diskutim publik në web faqen e komunës së Kaçanikut, nga data 27.03.2025 deri me datë 10.04.2025 .
Takimi konsultativ me qytetarë do të mbahet me datë 08.04.2025 me fillim pune në ora 11:00, në katin e tretë të objektit të komunës, në sallën e Kuvendit të komunës.
Komentet dhe sugjerimet tuaja mund t’i dërgoni deri më datën 10.04.2025, në ora 16:00, në email adresën e Kryesueses së Komisionit për hartimin e Rregullores për taksa komunale -Arbnora Kuka Arbnora.sallahu@rks-gov.net .
Draft Rregulloren për taksa, tarifa dhe Ngarkesa komunale, mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: