Nxënësja Merime Palloshi e SHFMU “Jusuf Gërvalla ” nga Biçeci është renditur në vendin e tretë në Olimpiadën e përbashkët Kosovë-Shqipëri për klasat e IX, të mbajtur me 10 prill 2025 në Tiranë.
Në garën finale kanë marrë pjesë 84 nxënës, nga Shqipëria e Kosova, ndërsa paraprakisht garat kualifikuese ishin mbajtur në nivel komunal e më pas edhe Republikan ku 39 nxënës nga Kosova ishin kualifikuar për garën finale në Tiranë.
