Në Sllatinë janë përkujtuar 6 dëshmorët Ramadan Xhokli, Isen Elezi, Shaban Elezi, Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avi Shehu dhe 13 martirët Rrahman, Brahim, e Habib Lami, Jakup, Mahmut e Ilir Caka, Sabri, Kemajl e Izahir Salihu, Vesel e Nazmi Elezi, Qemajl Deda e Shiqeri Halili, në 26 vjetorin e rënies. Kryetari i Komunës Besim Ilazi, në fjalën e mbajtur në manifestimin përkujtimor, tha se këta dëshmorë e martirë na mundësuan neve që të jetojmë të lirë, të cilët ishin të pathyeshëm për idealin e tyre.
Në këtë manifestim fjalë pati edhe nga Deputetja e Parlamentit të Kosovës Kosovare Murseli, si dhe në emër të OVL-së UÇK-së, foli Xhabir Elezi, kurse në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti dhe falenderoi për pjesëmarrje djali i dëshmorit Shaban Elezi-Albani.
Në nderim të të rënëve u shfaq edhe një program artistik nga nxënës të shkollës Fillore “ Ali Asllani” si dhe nga artistet Elisa Vishi dhe Fiona Halilaj.
Pranë vendit të rënies dhe tek Varrezat e Dëshmorëve janë vendosur lule të freskëta si dhe u bënë homazhe në nderim të të rënëve
