Ylber Shehu- udhëheqës i Shërbimit Zjarrfikës, falënderoi KFOR-in italian për donacionin, duke shtuar se për disa pajisje të zjarrfikësve është e nevojshme ripërtëritja e tyre sepse me kalimin e kohës amortizohen, ndërsa disa nga këto pajisje të dhuruara janë edhe për herë të parë, duke i përgëzuar për përzgjedhjen e komunë sonë për të ndihmuar komunitetin në përgjithësi.
Poashtu falënderime për KFOR-in italian pati edhe nga Kryetari i Komunës Besim Ilazi, i cili tha se që nga viti 1999, KFOR-i ka ndihmuar në komunën tonë në fusha të ndryshme përveç në aspektin e sigurisë, si në arsim, shëndetësi etj, e tani edhe në shërbimin zjarrfikës.
Ndërkohë, tejet i lumtur u shpreh edhe Komandanti i KFOR-it italian ITA CIMIC R CW LMT K 22 (POL) PAO R-CW Rocco Mundo, i cili falënderoi komunën e Kaçanikut për bashkëpunim korrekt, duke shtuar se për KFOR-in italian është shumë e rëndësishme që të mbështeten edhe komunat që janë më larg bazës ushtarake në Pejë, i cili edhe nënshkroi donacionin së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Ramadush Osmani. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi, KFOR-i italian, polak LMT dhe amerikan.
Më pas u vizitua edhe objekti i ri i zjarrfikësve, që është në ndërtim e sipër, investim nga Komu