Në programin
“Subvencionimi i bizneseve ekzistuese mikro dhe të vogla’’
Shuma e fondit në dispozicion për këtë thirrje është 56,000.00 €.
Vlera maksimale e financimit të përbashkët të një granti është 3,000.00 €
• Përqindja e bashkëfinancimit nga aplikantët duhet të jetë 30%.
I. PROCEDURA E APLIKIMIT
Pakoja e Aplikimit me të gjitha informatat e nevojshme, mund të merret duke klikuar në ueb-faqen zyrtare të komunës në linkun: https://kacanik.rks-gov.net/konkurset-njoftimet/, si dhe mund të merret pranë Qendrës për Shërbim me Qytetar në objektin e Komunës së Kaçanikut, kati përdhesë.
Pasi ta keni plotësuar aplikacionin, së bashku me dokumentacionin mbështetës që kërkohet, duhet të dorëzohet në formën fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetar në objektin e komunës së Kaçanikut kati përdhes, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, ku protokollohet dokumentacioni dhe ju do të merrni numrin e protokollit, që dëshmon se KENI APLIKUAR.
Dokumentet duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur .
Një aplikant nuk mund të dorëzojë më shumë se një aplikacion në këtë thirrje.
II. AFATI I APLIKIMIT:
Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 22.07.2024 ora 16:00.