Në bazë të nenit 52.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mbahet mbledhja e VIII (tetë) e Rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, për vitin 2023.
Mbledhja do të mbahet në katin e dytë të objektit të komunës, në sallën e komiteteve të kuvendit, me 22 shtator 2023 (e Premte), më fillim pune në ora 11:00.
Mbledhjen do ta kryeson dhe udhëheq Kemal Murseli, Kryesues i Kuvendit.
Në mbledhjen e VIII (tetë) të Rregullt të KPF-s të datës 22.09.2023, do të shqyrtohet ky:
REND PUNE
- Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF;
- Propozim Vendimi për Buxhetin e Komunës së Kaçanikut, për vitin fiskal 2024 dhe vlerësimet për vitet 2025-2026;
- Propozim Vendimi për rialokimin e mjeteve buxhetore, sipas buxhetit të vitit 2023;
- Propozim Vendimi për transferin e mjeteve buxhetore, sipas buxhetit të vitit 2023;
- Propozim Vendimi për realizimin e një vizite studimore e anëtarëve të KK, në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Malit të Zi;
- Raporti i punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023.