Me qëllim të pjesëmarrjes aktive qytetare dhe vendimmarrjes së përbashkët, komuna e Kaçanikut ka nisur sesionet e dëgjimeve buxhetore. Debati i parë është mbajtur me sektorin e bujqësisë. Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Suhad Dullovi, njoftoi fermerët lidhur me planifikimet që po bëhen për hartimin e buxhetit të vitit 2024, duke theksuar se kjo formë e komunikimit me ta ishte më e mirë dhe më e përshtatshme.
Fermerët kaçanikas paraqiten nevojat dhe kërkesat e tyre, ku kërkuan rritje të subvencioneve si dhe investime në krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për zhvillim të kulturave bujqësore.
Sot do të mbahet dëgjimi i dytë publik buxhetor me të rinjtë, OJQ-të dhe Klubet Sportive.