Në kuadër të planifikimeve për lehtësim të qarkullimit të pjesëmarrësve në trafik në zonën urbane të komunës, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave ka marrë vendim per ndyshimin e kahjes së levizjes së automjeteve në rrugën “Qamil Ilazi” nga levizja dykahore, në levizje njëkahore prej Stacionit të Policisë deri te Sheshi i Qytetit.
Tashmë përmes kontratës për rregullimin dhe mirëmbajtjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal janë vendosur shenjat orientuese vertikale të trafikut në këtë rrugë.
Këto ndryshime të lëvizjes së pjesëmarrësve në trafik do të ndikojnë në orientimin më të mirë të ngasësve të automjeteve dhe mundësinë e krijimit të vendparkingjeve të reja.