Është zhvilluar takimi i radhës i Grupit Punues të Komunës se Kaçanikut rreth implementimit të projektit “Pilotimi i kompostimit shtëpiak”.
Në takim prezantoi drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani si dhe përfaqësuesit e OJQ-së Green Art Center – Prishtina (GAC) dhe përfaqësues nga GIZ-i.
Ne takim u diskutuan hapat konkret të fillimit të shpërndarjes së 167 komposterëve në ekonomitë familjare dhe objekte shkollore të evidentuara nga grupi punues në lokalitetet e komunës.
Përmes këtij projekti po synohet të fillohet me fazën e zvogëlimit të mbeturinave në burim përmes projektit të kompostimit të mbeturinave organike.