Komuna e Kaçanikut përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca, duke u bazuar në ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës, dhe nenin 6 pika 1.6 të Udhëzimit Administrativ ( MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, organizoi konsultim publik me temë:
Rishikimi i tarifave për ofrimin e shërbimin të menaxhimit të mbeturinave komunale të përcaktuara sipas Nenit 29 të Rregullores 01Nr.02-60/01-4863/20 për Taksat Komunale.
Fillimisht drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani prezantoi draft dokumentin e propozuar, për të cilin më pas të pranishmit kishin mundësinë të debatojnë rreth këtyre tarifave të propozuara. Në lidhje me këtë konsultim publik ditëve ne vijim do të prezantohet edhe procesverbali dhe raporti i detajuar.