|
Republika e Kosovës Komuna e Kaçanikut Republika Kosova Opština Kacanik Republic of Kosovo Municipal Kacanik
|
|
Komuna e Kaçanikut përmes ekzekutivit komunal, i cili ka hartuar Propozim Buxhetin për vitin 2023 dhe planifikimet për vitet 2024-2025, duke u bazuar në ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës, dhe nenin 6 pika 1.6 të Udhëzimit Administrativ ( MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me Propozim Buxhetin për vitin 2023 dhe planifikimet për vitet 2024-2025. Ky dokument publik do të jetë në diskutim publik nga data 18.07.2022 deri më 18.08.2022, ndërsa konsultimet publike do të mbahen sipas orareve të parapara:
01.08.2022
Debat me fermerë nga Komuna e Kaçanikut Vendi: Salla e Kuvendit Komunal Ora: 14:00
02.08.2022
Debat me të rinjtë, përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të Shoqërive Kulturore Artistike, grupe jo formale artistike nga Komuna e Kaçanikut dhe Klubet Sportive
Vendi: Palestra Sportive Ora: 14:00
05.08.2022
Debat me sektorin e shëndetësisë në Komunën e Kaçanikut
Vendi: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare- Kaçanik Ora: 11:00
07.08. 2022 Debat me banorët e lokaliteteve Begracë, Kaçanik i Vjetër etj Vendi: Shkolla Fillore “ 7 shtatori” Begracë Ora:18:00
08.08.2022
Debat me përfaqësues të bizneseve Vendi: Salla e Kuvendit Komunal Ora: 14:00
16.08.2022 Debat me banorët e lokaliteteve Dubravë, Nikaj, Rekë, Soponicë etj.
Vendi: Shkolla Fillore “ Kadri Zeka” Dubravë Ora:18:00
17.08.2022 Debat me qytetarë të Komunës së Kaçanikut
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal Ora : 14:00
Komentet dhe sugjerimet e juaja mund t’i dërgoni deri me datën 18.08.2022, në ora 16:00, tek Drejtori për Financa dhe Buxhet Bahri Selimi në emailin: bahri.i.selimi@rks-gov.net Për më shumë detaje për Propozim Buxhetin për vitin 2023 dhe planifikimet për vitet 2024-2025, mund ti ndiqni vegëzat e më poshtme:
Platforma e Konsultimeve Publike
https://konsultimet.rks-gov.net/consultations.php?InstitutionID=20512&OpenPage=0&ClosedPage=0
Webfaqja e Komunës së Kaçanikut
https://kacanik.rks-gov.net/category/konkurset-njoftimet/draft-dokumente/
Drejtori Bahri Selimi
__________________________
|