Mjekët Stomatolog nga Komuna jonë, sot filluan punën e tyre më ndryshe se ditëve të tjera. Ata vendosën që sot të jenë pranë fëmijëve nëpër shkolla, për tu treguar atyre për shëndetin oral si dhe rëndësinë e mbajtjes së higjienës së gojës.
Me iniciativë të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së Arsimit e në përkrahje të mjekëve Stomatolog, Komuna jonë shënoi Ditën Botërore të Shëndetit Oral.
Aktivitetin nga afër e përcolli edhe Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi, së bashku me drejtorin e Arsimit Zahir Doda si dhe drejtorin e Shëndetësisë Sali Malsiu. Nënkryetari Vishi e vlerësoi këtë aktivitet si teje të rëndësishëm për edukimin shëndetësor të fëmijëve, ndërsa në mënyrë të veçantë falenderoi mjekët për angazhimin e tyre vullnetarë në këtë aktivitet vetëdijësues.
Aktiviteti kishte për qëllim të edukojë fëmijët për shëndetin oral si një element qenësor për një funksionim të drejtë dhe normal dhe për mirëmbajtjen e shëndetit në përgjithësi dhe cilësisë së jetës si dhe të promovojë shprehitë e mira për higjienë orale.