Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, Këshilli Organizues për shënimin e festave të nëntorit, udhëhequr nga Nënkryetari Ylber Bajra, përpiloi agjendën e aktiviteteve me rastin e shënimit të festës së 28 nëntorit. Aktivitetet do të fillojnë nga data 26 nëntor, ndërsa do të përmbyllen me 28 nëntor, me manifestimin solemn në Shtëpinë e Kulturës “ Xhleadin Kurtaj”. Ftoheni për pjesëmarrje.