Organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Federata e Sportit Shkollor , Shoqatat e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Komunat e Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit “Be active “ në Suharekë u mbajt Festivali i sportit ku morën pjesë mbi 2000 nxënës nga të gjitha shkollat e Kosovës, e në mesin e tyre edhe 60 nxënës nga shkollat e komunës sonë, të cilët zhvilluan lojëra dhe aktivitete të ndryshme . Gjithashtu ditë më parë në komunën tonë në bashkëpunim me shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike u mbajtën edhe garat ndërmjet shkollave në futboll për meshkuj dhe femra ku në shkollat e mesme të ulëta fitues doli shkolla fillore e mesme e ulët “Jusuf Gërvalla” në dyja kategoritë ndërsa në Shkollat e Mesme të Larta fitues doli Gjimnazi “Skënderbeu” në dyja kategoritë . Gjithashtu Gjimnazi “Skënderbeu” me dyja kategoritë meshkuj dhe femra doli fitues edhe në garat regjionale ndërsa dje Gjimnazi “Skënderbeu” përfaqësoi regjionin edhe në Garat Republikane .