Me aktivitetet të shumta kulturore artistike e sportive dhe me qëllim të fuqizimit dhe sensibilizimit të rinisë, në Kaçanik, nga 17 deri më 19 shtator, është shënuar Java e Rinisë 2019, ndërsa sot, në Ditën e Rinisë me aktivitetet që kanë shënuar këtë ngjarje është përmbyllur edhe Java e Rinisë.
Kryetari i Komunës Besim Ilazi përshëndeti të rinjtë e tubuar në Pallatin e Kulturës “Xheladin Kurtaj”,, duke shtuar se rinia e shëndosh është e ardhmja më e mirë e një vendi. Kryetari Ilazi shprehu përkushtimin e institucioneve komunale në rregullimin e infrastrukturës rinore siç është rregullimi i Qendrës Rinore pikërisht në objektin e Shtëpisë së Kulturës. Të pranishmit i përshëndeti edhe Ardiana Tusha Kryetare e Këshillit të veprimit Rinor Lokal në Kaçanik, e cila njëkohësisht falënderoi të rinjtë vullnetarë për realizimin e aktiviteteve si dhe Komunën e Kaçanikut për përkrahjen financiare. Aktivitetet nga afër i përcolli edhe drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda i cili uroi të rinjtë për ditën e tyre. Më pas u shpalosën aktivitetet me rastin e kësaj dite, si gara të ndryshme sportive, art figurativ, ekspozime të punimeve nga grupi i fëmijëve të “ BONEVET”, nga “ Kryqi i Kuq” si dhe nga Organizata “ HANDIKOS”. Gjatë javës janë organizuar aktivitete të ndryshme që i kanë paraprijë ditës së rinisë.
Aktivitetet janë organizuar nga Drejtoria e Arsimit e Kulturës, sektori i rinisë në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal, nën përkujdesen e kryetari të Komunës Besim Ilazi.