Në vazhdën e projekteve të shumta kapitale që janë duke u realizuar në Komunën e Kaçanikut, sot kanë filluar punimet edhe në rregullimin e rrugës “ Idriz Seferi” në Kaçanik. E për të parë nga afër fillimin e këtyre punimeve, ishte edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, i cili e vlerësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm për rregullimin e hapësirave publike në qytet, dhe që do të krijoj një pamje moderne duke ruajtur njëkohësisht atë tradicionale, me çka identifikohet kjo pjesë e qytetit. Sipas projektit, e tërë pjesa do të shtrohet me kubëza kalldrëmi, duke përfshirë edhe pjesën përreth Xhamisë së qytetit, ndërsa në punime do të përfshihet edhe rregullimi i përgjithshëm i infrastrukturës nëntokësore ( ujësjellës, kanalizim etj). Ndërkohë kërkohet mirëkuptim nga ana e qytetarëve, për shkak të krijimit të tollovive të mundshme në komunikacion.