Komiteti për Shërbime Publike mbajti mbledhjen e tretë për vitin 2019, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i këtij komiteti Hamit Guri.
Anëtarët e Komitetit për Shërbime Publike u informuan dhe diskutuan pikat e rendit të ditës:
Informatë mbi raportin e punës së kompanisë publike regjionale “Pastërtia”- njësia Kaçanik,
Informatë mbi raportin e punës së kompanisë publike regjionale “Bifurkacioni“- njësia Kaçanik,
Informatë për shërbimet e inspekcionit dhe Informatë për mbrojtjen e mjedisit në Komunën e Kaçanikut.
Për këto pika informacione ofroi drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush Osmani.