Ka filluar asfaltimi i rrugës “ Beteja e 25 majit” e cila përfshinë lagjet Imisht- Sepetin të fshatit Dubravë. Cilësia e punimeve u vlerësua nga Kryetari Besim Ilazi, i cili vizitoi vendpunishten, ndërsa shtoi se kjo rrugë është e një rëndësie të madhe për qarkullimin e automjeteve e cila lidh rrugën për Tetovë me fshatin Dubravë, ndërsa projekti është duke u realizuar nga buxheti komunal. Edhe banorët e kësaj ane u shprehën të kënaqur për asfaltimin e rrugës e cila do të lehtësoj qarkullimin në këtë anë. Gjatësia e rrugës së asfaltuar është 810 metra ndërsa e gjerë 5 metra, kurse për këtë rrugë janë investuar 34 mijë e 672 euro, mjete të ndara nga buxheti komunal.