Ekzekutivi i komunës, sot ka mbajt takimin e radhës të cilin e ka udhëhequr kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku.
Drejtorët e drejtorive, kanë prezantuar punën njëjavore ndërsa kanë shpalosur edhe disa nga aktivitetet e planifikuara për këtë javë.
Azem Guri, drejtor i arsimit njoftoi se këto ditë pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e shkollës në Lagjen Dushkaja, i cili objekt do të ketë 14 dhoma mësimi, sallë të edukatës fizike dhe terrene sportive. Projekti financohet nga MASHT-i, ndërsa ndërtimi i shkollës në Vataj është në fazën e para tenderimit. Drejtori njoftoi edhe për pjesëmarrjen e ekipeve të futbollit të grup moshave deri në 16 vjeç për meshkuj dhe femra në Shkodër si dhe një grupi të vallëtarëve të SHKA-së “Shqiponja” që poashtu do të marrin pjesë në lojërat e organizuara në Shkodër për Ditët e Pranverës.
Misim Sopa, drejtori i shëndetësisë njoftoi për ndërtimin e një objekti të QMF në Bob i cili financohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Fikri Vërbani, drejtor i ekonomisë e financave tha se bilancet e pashpenzuara janë në fazën e përmbarimit financiar për obligimet e përcjella nga viti 2009.