Kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku ka kërkua nga pronari i tregut rregullimin e infrastrukturës fizike të tregut si dhe më shumë rregull brenda hapësirës së tregut
Sot, kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij ka vizitua tregut e gjelbër, ndërkohë që inspektorët komunal kanë inspektua tregun dhe kanë largua nga rruga shitësit ambulant të cilët janë detyrua që të tregtojnë brenda hapësirave të tregut.
Kryetari me këtë rast ka takua edhe pronarin e tregut të gjelbër, z. Hasip Dema nga i cili ka kërkua rregullimin e infrastrukturës fizike të tregut si dhe më shumë rregull brenda hapësirës së tregut.