Në takimin e sotëm të Komitetit për Politikë e Financa u shqyrtua Raporti i Realizimit të mjeteve buxhetore për periudhën Janar – Mars 2010 si dhe u miratuan 7 kërkesa për ndërrim të destinimit të tokës bujqësore në atë ndërtimore
Në sallën e komiteteve të kuvendit, në objektin e administratës komunale, sot është mbajt mbledhja e tretë për vitin 2010 e Komitetit për Politikë e Financa, të cilën e ka udhëheq z. Xhelal Gashi, kryesues i kuvendit.Në takimin e sotëm të Komitetit për Politikë e Financa u shqyrtua Raporti i Realizimit të mjeteve buxhetore për periudhën Janar – Mars 2010. Sipas Raportit të hartuar nga Drejtoria për Ekonomi, Financa e Zhvillim, buxheti fillestar i aprovuar për vitin 2010 ishte në shumë prej 4,334,771 euro ndërsa buxheti aktual është në shumë prej 4,507,581 euro apo me i lartë se buxheti fillestar në shumë prej 172,870 euro ose në përqindje prej 4%. Rritja e buxhetit është bërë nga bartja e mjeteve të pashpenzuara prej vitit 2009 dhe atë nga të hyrat vetjake shuma prej 118,839 euro, pastaj nga participimet e mjeteve nga komuniteti në shumë prej 14,502 euro dhe donacionet e pashpenzuara në vlerë prej 8,009 euro, pastaj ngritja e pagave të punëtorëve shëndetësor, shuma prej 44,905 euro ndërkohë që është bërë një shkurtim i buxhetit në shumë prej 13,386 euro për financimin e përkohshëm të RTK-së.
Sipas Raportit shpenzimet janë realizuar në vlerë prej 820,954 euro ose 18.2 %.
Për këtë periudhë janë realizua 111,745 euro nga të hyrat vetanake kundrejt 549,341 euro të planifikuara për vitin 2010 apo plani vjetor është përmbushë në shkallë 20.3% ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar këto të hyra janë më të larta për 5,846 ose 5,5 %.
Komiteti për Politikë e Financa, i ka përcjell për miratim KK-së Raportin për realizimit e mjeteve buxhetore për periudhën Janar – Mars 2010 sikurse edhe Organogramin e komunës së Kaçanikut, Propozim – Vendimi për themelimin e Komisionit Komunal të aksionarëve për KRM “Pastërtia” SHA, Njësia në Kaçanik
Propozim – Vendimi për themelimin e Komisionit Komunal për NKP “Lypeteni”, ndërkaq KPF ka miratua 7 kërkesat të cilat iu ishin adresuar drejtorisë së bujqësisë për ndërrim destinomi të tokës bujqësore në atë ndërtimore.