Kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku ka përcjell nga afër zhvillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës në lagjen Çardak të Kaçanikut të Vjetër
Kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku ka përcjell nga afër zhvillimin e punimeve në shtrirjen e asfaltit në rrugën e lagjes Çardak në fshatin Kaçaniku i Vjetër. Me këtë rast kryetari, z. Zharku u shpreh të jetë i kënaqur me zhvillimin e punimeve ndërsa ka thënë se banorët e kësaj lagje tani më do të kenë komunikim më të mirë e më të shpejtë përmes kësaj rruge.Rruga e lagjes Çardak të Kaçanikut të Vjetër, ka gjatësi 2817 m dhe gjerësi 5 m të asfaltit ndërsa do të shtresohet në trashësi 8 cm dhe nga 1 m bankinat në dy anët e rrugës.
Rruga lidh lagjen Çardak dhe lagjen Hoda me rrugën Fushë-Pajtimi – Begracë në njërin skaj dhe me magjistralen Kaçanik – Ferizaj, te varrezat e dëshmorëve në skajin tjetër.
Në kuadër të projektit do të punohet edhe muri me gurë në sipërfaqe 75 m katror që ndan varrezat e dëshmorëve me rrugën.
Vlera investuese e projektit është 290,817 euro, ndërsa për këtë projekt ishin nda 330,000 euro prej tyre 300,000 euro nga MTPT dhe 30,000 euro nga buxheti i komunës, ndërkaq punët është duke i kryer kompania “Burimi” nga Doganajt.