Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Buxheti-Financat
Dokumente
Draft Dokumente
Ekstraktet e procesverbaleve - Dëgjim Publike
Ekstraktet e procesverbaleve te Keshillit Komunal per Siguri ne Bashkesi
Ekstraktet e procesverbaleve te komitetit per komunitete
Ekstraktet e procesverbaleve te komitetit per politike dhe financa
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
faqe dokumente
Investimet Kapitale
KËSHILLI KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI
Konkurset
Konsultime Publike
Konsultime Publike
KONTRATAT E NËNSHKRUARA
Korniza afatmesme Buxhetore
Njoftim për anulim
Njoftim për dhënjen e kontratës
Njoftim për konkurs të projektimit
Njoftim për kontratë
Njoftim për vazhdimin e afatit
Njoftimet
Njoftimet (listë) shitja
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës
Odluke
PLANETSTRATEGJITË
Pravilnici
Procesverbalet / Ftesë
Projektet
Prokurimi
Raporte Financiare
Raporte të ndryshme
RAPORTIMI PER SIGURINE NE BASHKESI
Rregulloret
Shpalljet
Shpenzimet
Thirrja per Komitetin per Komunitete
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje per Propozime
urbanizmi
Vendimet
Vendimet e Kryetarit
Vjetari
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Buxheti-Financat
Dokumente
Draft Dokumente
Ekstraktet e procesverbaleve - Dëgjim Publike
Ekstraktet e procesverbaleve te Keshillit Komunal per Siguri ne Bashkesi
Ekstraktet e procesverbaleve te komitetit per komunitete
Ekstraktet e procesverbaleve te komitetit per politike dhe financa
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
faqe dokumente
Investimet Kapitale
KËSHILLI KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI
Konkurset
Konsultime Publike
Konsultime Publike
KONTRATAT E NËNSHKRUARA
Korniza afatmesme Buxhetore
Njoftim për anulim
Njoftim për dhënjen e kontratës
Njoftim për konkurs të projektimit
Njoftim për kontratë
Njoftim për vazhdimin e afatit
Njoftimet
Njoftimet (listë) shitja
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës
Odluke
PLANETSTRATEGJITË
Pravilnici
Procesverbalet / Ftesë
Projektet
Prokurimi
Raporte Financiare
Raporte të ndryshme
RAPORTIMI PER SIGURINE NE BASHKESI
Rregulloret
Shpalljet
Shpenzimet
Thirrja per Komitetin per Komunitete
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje per Propozime
urbanizmi
Vendimet
Vendimet e Kryetarit
Vjetari

E-Administrat

Shërbimet që kryhen në zyrat e Gjendjes Civile
Procedurat e kryerjes së shërbimeve në zyrat e Gjendjes Civile

Certifikatat e lindjes
– Kërkesa
– Lëshimi i certifikatës nga Regjistri i Lindjes

Certifikatat e aktit të martesës
– Kërkesa
– Lëshimi i certifikatës nga Regjistri i Martesës

Certifikatat e vdekjes
– Kërkesa
– Lëshimi i certifikatës nga Regjistri i Vdekjeve

Regjistrimet në regjistra Amë
Lindjet
– Kërkesa për regjistrim
– Fletëparaqitja e maternitetit ose institucionit shëndetësor
– Certifikata e martesës – prindërit e kurorëzuar, certifikatat e lindjes – të pakurorëzuarit
– Fotokopjet e dokumentit për të dy prindërit
– Deklarata për pranimin e atësisë (procesverbali), nëse prindërit nuk kanë kurorëzim
– Nëse fëmija ka lindur jashtë maternitetit (në shtëpi), prindërit duhet të sjellin edhe
kartonin e vaksinimit të fëmijës nga institucioni përkatës
– Deklarata e dy dëshmitarëve, të cilët njohin rrethanat e të porsalindurit

Vdekjet

– Kërkesa për regjistrim
– Fletëlëshimi i entit të caktuar spitalor rreth arsyeve të vdekjes
– Certifikata e lindjes dhe e kurorës për të vdekurin
– Fotokopja e një dokumenti
– Nëse vdekja ka ndodhur në shtëpi, atëherë kërkohet edhe raporti i mjekut të autorizuar për arsyet e vdekjes
– Deklarata me shkrim e dy dëshmitarëve e nënshkruar, që janë ne dijeni për arsyet e vdekjes si dhe kopjet e dokumentacionit
– Kopja e një dokumenti të paraqitësit të vdekjes, i cili duhet të jete i afërm i tij.

Akti i martesës kur njëri bashkëshort është shtetas i huaj
1.
– Certifikata e lindjes
– Certifikata e gjendjes martesore
– Dokumentacion identifikimi (kopje)
– Nëse është shkurorëzuar – Aktgjykimin e gjykatës kompetente, Aktvendimin e ndarjes
së martesës në botën e jashtme nga gjykatat vendore
– Nëse nuk ka moshë madhore – Aktvendimin e gjykatës kompetente
(Për shtetas të Republikës së Kosovës)
2
– Certifikata e lindjes (internacional)
– Certifikata e vendbanimit (e përkthyer)
– Certifikata rreth aftësisë për martesë ( kapaciteti martesor) – internacional
– Dokumentacion identifikimi (kopje)
– Nëse është i, e shkurorëzuar, Aktgjykimin e ndarjes; – certifikata e vdekjes
3. Kërkesa për lidhjen e martesës
4. Caktimi i ditës për kurorëzim (nga zyrtari për kurorëzime)
5. Kurorëzimi duhet të jetë solemn, në prani të dy dëshmitarëve
dhe përkthyesit të autorizuar nga gjykata kompetente
6. Përpilimi i procesverbalit
7. Shfletimi i Ligjit për Martesën, të drejtat dhe detyrimet
8. Nënshkrimi i të martuarve dhe dëshmitarëve
9. Përgëzimet
10. Lëshimi i certifikatës së martesës nga zyrtari kompetent
Lindjet, martesat dhe vdekjet që ndodhin në botën e jashtme-procedurat…

Regjistrimi i lindjeve
– Certifikata e lindjes – origjinale ose e përkthyer në gjuhët zyrtare
– Certifikatat e lindjes ose të martesës për prindërit e fëmijës
– Fotokopja e dokumentacionit të prindërve
– Kërkesa para organit të caktuar…

Regjistrimi i vdekjeve
– Certifikata e vdekjes – origjinale ose e përkthyer
– Certifikata e lindjes ose e martesës
– Kopja e një dokumenti
– Kërkesa para organit të caktuar

Regjistrimi i martesave
– Certifikata e martesës internacionale ose e përkthyer
– Kopja e dokumenteve të të martuarve
– Kërkesa me shkrim
Vërejtje: Riregjistrimi në regjistrat e cekur bëhet ashtu siç është në origjinal, pa kurrfarë ndryshimesh a plotësimesh

Regjistrimet e mëvonshme në regjistrat amzë të të lindurve
– Kërkesa e bërë nga personi i afërm ose prindërit me kopje te dokumentit (e vërtetuar)
– Certifikatat e lindjes nëse prindërit nuk kanë kurorë ose martesë
– Kartoni i vaksinimit për pranim-marrjen e vaksinave nga organi i QMF-së
– Deklarata e dy dëshmitarëve me nënshkrimin e vet
– Kopja e letërnjoftimit të të dy dëshmitarëve e vërtetuar nga organi komunal
– Kopja e letërnjoftimit të prindërve e vërtetuar nga organi komunal
– Nëse fëmija është me i madh se 16 vjeç-deklarata me shkrim
– Në raste të veçanta mund të kërkohet edhe dokumenti shkollor

Regjistrimet e mëvonshme në regjistrat amzë të të vdekurve
– Kërkesa e bërë nga i afërmi i të vdekurit me kopje te letërnjoftimit të vërtetuar
– Certifikata e lindjes dhe e kurorëzimit
– Kopja e letërnjoftimit e vërtetuar nga organi komunal
– Raporti i mjekut të autorizuar
– Deklarata e dy dëshmitarëve me nënshkrime të vërtetuara nga organi i caktuar
– Nëse vdekja ka ndodhur para shumë vitesh, kërkohet edhe deklaratë me shkrim nga një anëtar i familjes për vdekjen e personit në fjalë

Korrigjimi i emrit, mbiemrit…
– Kërkesa
– Certifikata e lindjes, e kurorëzimit, e lindjes së bashkëshortes
– Letërnjoftimi ose pasaporta e vërtetuar nga organi kompetent
– Dëftesa, diploma e shkollës
– Certifikate e gjykatës kompetente rreth aktivitetit pranë kësaj gjykate
– Kërkesa duhet të bëhet nga vetë personi ose me autorizim
Vërejtje: Kërkesa vjen edhe për të gjitha korrigjimet në germëzime, vendbanime, rubrikën e prindërve, klauzolat e bashkëshortëve…

Ndërrimi i emrit personal (emri dhe mbiemri)
– Kërkesa
– Certifikata e lindjes, e kurorës dhe e lindjes së bashkëshortes nëse janë të martuar
– Letërnjoftimi ose pasaporta e vërtetuar nga organi i Komunës
– Vërtetimi nga gjykata kompetente aty ku zhvillohet procedura
– Deklarata e vetë personit lidhur me arsyet e ndërrimit, për të mitur-deklarata e prindërve e nënshkruar nga dora vetë…
– Dëftesa, diploma e shkollës ose dokument tjetër e paraparë me procedurë të veçantë
Vërejtje: Nuk lejohet zhvillimi i procedurës për ndërrim me autorizim

Rikthimi i mbiemrit të mëparshëm i vajzërisë, pas zgjidhjes së martesës
– Kërkesa
– Certifikata e lindjes dhe e martesës – origjinal
– Aktgjykimi i gjykatës kompetente, e vërtetuar nga organi i Komunës
– Deklarata personale e nënshkruar nga dora vetë, për rikthim të mbiemrit, e vërtetuar
– Letërnjoftimi ose pasaporta e vërtetuar nga organi i Komunës
– Certifikata e gjykata kompetente aty ku zhvillohet procedura për rikthim

Certifikate e gjendjes martesore (beqare, i ndarë, i,e ve)
– Kërkesa
– Certifikata e lindjes (kopje)
– Dokument identifikimi (kopje)
– Nëse pala është shkurorëzuar – Aktgjykimi i gjykatës kompetente
– Nëse zgjidhja e martesës është bërë në botën e jashtme – Aktvendimin e gjykatës vendore – pranimin
– Nëse njëri prej palëve është i vdekur, certifikatën e vdekjes (kopje)
– Nëse pala nuk ka dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe jeton e punon në botën e jashtme dhe nuk ka shtetësi – deklarata me dy dëshmitarë e vërtetuar te notari
– Nëse nuk e kanë moshën madhore -18 vjet, aktvendimi i gjykatës kompetente për aftësinë martesore të tij / të saj.

Certifikate e Bashkësisë Familjare
– Kërkesa
– Certifikata e lindjes ose e kurorëzimit (kopje – për atë që kërkon certifikatën).
– Certifikatat e lindjes të anëtarëve tjerë të familjes (kopje)
– Pasaporta (kopje)
– Nëse janë shkollare, studentë – vërtetimi i tyre (kopje)
– Pala duhet të jetë vetë prezent, me nënshkrimin e vet

Certifikata e gjendjes familjare / shtesa në boten e jashtme/
– Kërkesa
– Certifikata e lindjes ose e kurorëzimit (kopje)
– Certifikatat e fëmijëve të cilët janë të siguruar në botën e jashtme
– Kopja e një dokumenti

Certifikata e vendbanimit
– Kërkesa e nënshkruar prej kërkuesit
– Certifikata e lindjes ose e kurorëzimit (kopje)
– Dokument identifikimi (pasaportë ose letërnjoftim – kopje)
– Dokument për posedim pronësie personale, kontratë rreth qirasë e vërtetuar nga gjykata kompetente
– Faturë e rrymës, ujit, telefonit etj. (kopje)
– Dëshmi lidhur me afërsinë familjare me pronarin se ku banon (kopje)

Vërtetim vendqëndrimi
– Kërkesa
– Pasaporta valide e vërtetuar
– Letërnjoftimi, pasaporta e nikoqirit për pronësinë ose shfrytëzuesin e shtëpisë (kopje)
– Dëshmia e nikoqirit me shkrim para organit kompetent
– Dokumente tjera të parapara me ligj.

Certifikate e jetës – Personi në jetë
– Kërkesa
– Certifikata e lindjes ose e martesës nëse pala është i,e martuar (kopje)
– Vendimi i pensionit – shfrytëzuesit e pensionit (vendor apo të huaj – kopje)
– Fotokopja e një dokumenti – pasaportë ose letërnjoftim
– Pala duhet të jetë prezentë para zyrtarit kompetent
Vërejtje: Kjo vlen vetëm për shfrytëzuesin e pensionit të vetëm

Certifikate e jetës në bashkësi familjare
– Kërkesa
– Certifikata e lindjes ose e kurorëzimit për shfrytëzuesin e pensionit
– Certifikata e lindjes së fëmijëve (fotokopje)
– Certifikata e kurorëzimit të bashkëshortëve (fotokopje)
– Pasaportë ose letërnjoftim (kopje)
– Pala duhet të jetë prezentë me nënshkrimin e vet para zyrtarit kompetent

Lëshimi i aktit të vdekjes
– Kërkesa
– Certifikata e vdekjes – origjinali ose kopja e vërtetuar
– Certifikata e lindjes, letërnjoftimi ose pasaporta e personit të ngushtë të familjes (të të autorizuarit që kërkon aktvdekjen)
– Deklaratë e palës, kërkuesit të aktit të vdekjes, për atësinë, numrin dhe rendin e trashëgimtarëve
– Lista poseduese origjinale ose e vërtetuar nga organi i Komunës
– Certifikatat e trashëgimtarëve të drejtpërdrejtë
– Certifikata e kurorëzimit për të vdekurin

Vërtetimi i origjinalitetit
– Kërkesa
– Dy kopje te dokumentit që kërkohen për vërtetim nga organi komunal
– Pala duhet ta ketë edhe origjinalin
Vërejtje: Nuk vërtetohet origjinaliteti i dokumentit të lëshuar nga organet paralele dhe dokumenti i cili është lëshuar jashtë procedurave të rregullta administrative

Vërtetimi i identitetit
– Kërkesa
– Certifikata e lindjes ose e kurorëzimit (kopje)
– Dokumenti i cili është kontestues me identitetin e palës – kopje e vërtetuar nga organi i Komunës
– Deklaratë me dy dëshmitarë (me kopjet e letërnjoftimeve, të moshës së tij/saj që e njohin palën, dhe rrethanat për rastin konkret
– Pala duhet të jetë i,e pranishëm gjatë kërkesës ose me autorizim

Deklaratë për pranimin e të mirave materiale
– Kërkesa
– Raporti familjar me atë që pranon të mira materiale (certifikata e lindjes, e martesës – kopje)
– Dokumentacion identifikimi (kopje)
– Adresa e saktë e personit që i sjellë të mirat materiale (botën e jashtme)
– Dokumentacion banke apo agjencie për dërgimin e këtyre mjeteve
– Pala që i pranon të mirat materiale duhet të jetë prezentë për të nënshkruar.

Certifikate e varshmërisë materiale
– Kërkesa
– Certifikata e lindjes së personit, i varur materialisht (kopje)
– Certifikata e lindjes ose e kurorëzimit të personit që kujdeset
– Dokument identifikimi i tij (kopje)
– Dokument identifikimi për personin e varur materialisht (kopje)
– Adresën e saktë në botën e jashtme (Pass ose Ausweeis)
– Pala e varur duhet të ketë vërtetimin e entit për punësim, vërtetim finance
për të ardhurat; nëse është student – vërtetim universiteti – vërtetim shkolle; nëse është i pensionuar – vendimin e pensionit

wpChatIcon
wpChatIcon